Festa e Flamurit po afron ju lutem contactoni per rezervime!!
DaysDays
HrsHours
MinsMinutes
SecsSeconds
Me rastin e festave të Nëntorit,Shoqata Mati organizon një aktivitet festiv në shoqërinë e orkestrës fantastike të përbërë nga: Klarinisti i Bojni Band,Kujtim Bojni, Këngëtarja Matjane,Majlinda Dada, Këngëtari Edmond Nikolla dhe muzikë në organo nga Parid Sinamati. Janë të ftuar të gjithë matjanët dhe miqtë e tyre kudo në USA t’i bashkangjiten kësaj feste të mrekullueshme për të kaluar disa orë me njeri tjetrin si bashkëqytetarë dhe miq të mirë që sjellin kujtimet e vendit të tyre. Ne nuk mund të sjellim Amerikën në Mat,por Matin mund ta bëjmë në Amerikë…
Matjanët festuan edhe themelimin e shoqatës më të re shqiptaro-amerikane me qendër në Brooklyn, New York
Nga Beqir SINA
BROOKLYN NY : Shoqata “Mati”, shoqata, më e re në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të muajit “Nëntori Shqiptar” në New York, mbajti të dielën në mbrëmje manifestimin për nderë të ditës së Flamurit, 28 Nëntorit.
Kjo shoqatë e cila tre muaj më parë u regjistrua në shtetin e Nju Jorkut, duke mbledhur reth vetes të gjithë matjanët në zonën e Tri- Shteshit, me qëllimin e vetëm që të përçojë vlerat e trashgmnisë kulturore matjane, zgjodhi muajin “Nëntori Shqiptar” në New York, për të festuar themelimin e shoqatës dhe për të kremtuar 28 Nëntorin, ditën e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Manifestimi i matjanve u mbajtë në lokalin “Siroccos” në Brooklyn- Nju Jork, me pjesëmarrjen e rreth 250 matjanëve .
Kurse, të ftuar nderi të kësaj mbrëmje festive ishin z. Skëndër Kodra – Prof.Dr., Presidenti i “The Albanian American Academy of Science and Arts”, si dhe ish nën/Kryetari i Vatrës Asllan Bushati, dhe, presidenti i organizatës “ Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare”, marinsi Marko Kepi.
Sponsor gjeneral i Shoqatës Mati, avokati Ylli Cakani i firmës prestigjoze të avokatures në Nju Jork, “The Cakani Law Firm, P.C”
Salla e hijeshuar me ngjyrat kuq e zi, fillojë të mbushej përplot bashkatdhetarë të moshave të ndryshme. Erdhën aty për të festuar kuq e zi, të rinjë e të reja, fëmijë dhe të moshuar, gra e burra përplot gëzim, krenari e dashuri për Atdheun, i cili pas një shekulli luftëra, përpjekje e sakrifica të mëdha, arriti të bëhet shtet më vehte, i lirë dhe i pavarur.
Në sfond të kësaj feste DJ -Learto Melesini, vendosi këngën e Esat Rukës “Mos e ndajë Zemren prej Matit”.
Intonimi i dy himnve kombëtare të të dy vendeve, ai i SHBA-së, dhe i Shqipërisë, shënojë hapjen e manifestimit dedikuar 28 Nëntorit Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Anjeza Shema, e cila është edhe n/presidente e shoqatës “Mati” mbasi recitoi disa vargje për pavarësinë, përshëndeti me fjalë rasti manifestimin.
Fjala kryesore iu dha Avokat Hasan Metukut, një nga mbështetësit qysh në themelimin e shoqatës Mati. Ai tha se jemi bashkuar sot për të kemtuar nje ditë të shenjtë, një ditë të bekuar, ditën e Flamurit, ditën e pavarësisë tonë kombëtare, 28 Nentorin!
Metuku, ju kujtojë bashkëvendasve të tij, “se Flamuri që na ka bashkuar sot, na sjell atë kujtimin e sakrificave te paraardhesve tanë trima, bujar dhe fisnik, që sakrifikuan gjakun dhe jetën e tyre që ne sot, të kemi identitetin tonë kombetar-shqiptar, dhe krenarinë kombëtare.”
Ndërkohë, ai duke revokuar mbi 28 Nëntorin e 1912, tha se “Ne si Matjanë kishim përfaqsuesin si trevë në firmosjen e Deklaratës së Pavarësisë, Ahmet Zogun, i cili si ministër i brendshëm dhe përfaqsues në Kongresin e Lushnjes më 1920, dhe me vonë si President e Mbret, hodhi themelet e konsolidoj Pavarësinë e Shqipërisë. Mati, tha ai është treva që ka luftuar për liri dhe ka prodhuar për qindra vjet barutin, dhe pinjollët e këtyre familjeve, janë këtu me ne sot në këtë manifestim për të kremtuar . Andaj shpreh edhe një Mirënjohje ndaj tyre sot e përgjithmonë.”
Metuku : ” Si Matjanë, si Shqiptarë, kemi të drejtë të ndjehemi krenare, për kontributin në rrugetimin shekullor të Flamurit Kombëtar në procesin e Pavarësimit dhe në atë të konsolidimit të shtetit Shqiptar”
Kjo mbrëmje festive që mblodhi Matjanët së bashku, në Nju Jork, u tha se është bërë falë asaj punës së palodhur të kryesisë së Shoqatës Mati ( Hysen Llaveshi, Anjeza Shema, Ylli Baku dhe Artan Huta
Një nga bashkë/iniciatorët e krijimit të shoqatës, Mentor Mata, që është zgjedhur edhe presidenti i Shoqatës “Mati” në Nju Jork, e quajti festimin e ditës së flamurit nga kjo shoqatë, bashkimin e matjanve në “Sofrën Matjane”, në festën e Flamurit.
” Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare. Liria e arritur, është vlera jonë, pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Prandaj të festojmë së bashku, të këndojmë së bashku, të kërcejmë së bashku në një atmosferë kaq të bukur dhe të dashur kuq e zi, për festën më të madhe të kombit tonë . Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”, tha presidenti i shoqatës Mati, Mentor Mata.
Ndërkaq, si bashkëthemelues i kësaj shoqate, me këtë rast ai ju drejtua bashkëvendasve të tij, pjesëmarrës në këtë festë duke thënë se në fund të Shtatorit ne filluam një aktivitet shumë domethënës për komunitetin Matjan në SHBA . Bëhet fjalë, tha ai për disa takime ku një grup aktivistësh dhe intelektualëve Matjan, themeluan Shoqatën më të re Shqiptare- Amerikane me qendër në Brooklyn, New York, Shoqatën “Mati”; “Emër, ky shumë i madh për t’u mbajtur duke ditur që Mati është Toka e mbretërve!!!
Shoqata Mati, u shpreh ai, doli nga një përpjekje për të frymëzuar dhe mbështetur komunitetin me një dëshirë që veprimet të flasin më shumë se fjalët:
Ideja e krijimit të shoqatës, Mati, tha ai erdhi si një dëshirë e bashkimit të matjaneve për të promovuar vlerat, traditat dhe kulturën Matjane;
“Dëshira për këtë shoqatë ka lindur që me piknikët verore të organizuara nga Fatos Valteri me “Mati Piknik” për 3 vite me rradhë e deri me sot ku maturoi gradualisht në krijimin e shoqatës Mati. Puna e grupit nismëtar gjeti mbështetje e plotë nga 200 anëtar sa jemi tani, me synimin që vitin tjetër të dyfishojmë numërin e anëtarve.”
24 Shtatori i këtij viti, është dita kur u themelua shoqata jonë, tha Mata,duke vijuar se në mbledhjet themeluese, ku u aprovua emri i shoqatës (Mati), stema (Logo) e shoqatës, kuotat vjetore për anëtarësinë ($100), dhe miratimi i statutit mbi të cilin u vunë themelet e organizimit institucional në vazhdim, bënë që Shoqata Mati, u regjistrua ne New York, me datë 3 tetor 2023 nga Ylli Baku (Thesari). Datë kjo që do të mbetet si ditë e shënuar për të gjithë matjan në Amerikë” .
Fatos Valteri , një nga pinjollët e familjeve të mëdha matjane, Drejtor i Bordit të shoqatës Mati, tha se asnjëherë nuk është ndjer më i lumtur sesa sot, që në kuadër të muajit “Nëntori Shqiptar” në Nju Jork, së bashku me familjen, babain 93 vjeçar, duke marrë pjesë së bashku me bashkëvendasit e tij në mbrëmjen e manifestimit për nderë të ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, duke festuar me këtë rast si komunitet matjan edhe themelimin e Shoqatës “Mati” në Nju Jork, shoqatës më të re në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Për të cilën kam që një faleminderim i madh shkon për çdo njerin nga themeluesit, mbështetësit e kontribuesit, një listë e gjatë me emra nga komuniteti ynë”, tha ai.
Presidenti i organizatës “Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi, marinsi amerikan, duke përshëndetur festën e matjanve në kuadër të muajit “Nëntorit Shqiptar” në New York, tha se ndërsa, Ismail Bej Qemali, i cili cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar, ishte ai që ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur, duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim. Ishte pinjolli i matjanve që mblodhi fiset dhe bëri shtetin shqiptar, Mbreti i të gjithë shqiptarve Ahmet Zogu.
“Matjanët ishin ata që i dhanë Shqipërisë, Princë dhe Mbret. Themeluan shtetin shqiptar, dhe jo vetëm, por Ahmet Zogu, kur formojë shtetin shqiptar nuk ishte i vetëm. Ai kishte me vete edhe 400 matjan – ushtar besnik që i qëndronin pas atij. Ato ishin kohë shumë të vështira, për shtetin e sapo krijuar shqiptar, dhe të vetmit e asaj periudhe që me pushkë, trimëri, patriotizëm dhe mençuri siç ishin matjanët që i dolën zot vatanit. Kjo pjesë e bukur dhe krenare e historisë së kombit shqiptar, me bënë edhe mua që të jem i nderuar e krenar të marrë pjesë në festën tuaj që po mbahet në kuadër të muajit të pavarësisë së Shqipërise”, tha Marko Kepi.
Më pas aktori i njohur i komunitetit Shaban Lajqi, së bashku me rapsodin Tomë Gjergji, kan shfaqur në një “copëz” skene të improvizuar në programin e festës së matjanve, në lokalin “Siroccos” në Brooklyn. Lanai, duke luajtuar rolin e Ismail Qemalit, në ngritjen e Flamurit të qëndisur nga Marigona, (improvizuar për festën nga studentja Klea Metuku) dhe rapsodi Tom Gjergji, i cili luajti rolin e Isa Boletinit, rikrijuan skenën e Pavarësisë ngritjen e Famurit më 28 Nëntor 1912.
Në fund manifestimi artistik e matjanve “zbuloi” edhe një talent me të vërtet të talentuar, në SHBA.
Ishte, tetëmbëdhjetë vjeçari Nikolas Bushi, i pari dhe i vetmi deri tani në artin skenik Ventrilokuist, në një nga artet shumë pak të njohura ose aspak të njohur nga shqiptarët. Nikolas Bushi, i cili është i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, simbas rrjeteve sociale thuhet se është një sensacion i mediave dhe një talent në rritje në artin e ventrilokuist në Amerikë.
Ky ventrilokuist, shqiptar thuhet në rrjetet sociale se është këngëtar, magjistar dhe argëtues tregjuhësh, së bashku me mikun e tij Chris (Mbreti i Kukullave) , i cili në mbrëmjen e së dielës në Brooklyn, i “ftojë” gjatë iterpretimit të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin e Ditës së Flamurit, të këndojnë së bashku, duke u bërë pjesë e gëzimit të kësaj feste me këngën “Xhamadani Vija Vija” së bashku me Nikolas dhe mikun e tij Chris (Mbreti i Kukullave).
Mbrëmja festive e organizuar nga Shoqata “Mati” për nder të pavarësisë së Shqipërisë në Brooklyn(NY) vazhdojë disa orë me këngë e valle festive kuq e zi, këngë e valle nga të gjitha krahinat.
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.